Sugjerimet do të shfaqen pasi të kesh shkruar të dhënat e kërkimit. Përdor shigjetat lart e poshtë për t'i shqyrtuar. Shtyp "enter" për të zgjedhur. Nëse përzgjedhja është një frazë, kjo frazë do të dërgohet për kërkim. Nëse sugjerimi është një link, shfletuesi do të shkojë në atë faqe.
Si të veproj • Vizitor

Kërko një rimbursim të pjesshëm ose të plotë nga pritësi yt i banesës

Mund të ketë raste kur një klient dëshiron të kërkojë rimbursim nga pritësi i banesës. Kjo është arsyeja pse ne kemi Qendrën e zgjidhjes së problemeve. Sapo një pritës dhe një klient të arrijnë një marrëveshje, ata mund të kërkojnë dhe të dërgojnë para midis njëri-tjetrit.

Mos harro se Qendra e zgjidhjes së problemeve mund të mos jetë e disponueshme për disa qëndrime në hotele.

Si të kërkosh rimbursim nga pritësi i banesës për shkak të një problemi të vogël

Mund të hasësh një problem të vogël gjatë qëndrimit tënd në banesë që mund të jetë arsye për një kërkesë për rimbursim. Mbase pritësi nuk mund ta zgjidhë, por ka rënë dakord të të japë një rimbursim të vogël për të kompensuar shqetësimin.

Mund të kontrollosh nëse problemi ose çështja mund të mbulohet nga Rregullorja e riprenotimit dhe rimbursimit për banesat ose kontrollo se çfarë duhet të bësh nëse has një problem gjatë qëndrimit tënd.

Kërkesa për rimbursim nga pritësi i banesës për shkak të një problemi personal që lind

Përndryshe, mund të ketë një situatë personale që të bën të diskutosh me pritësin e banesës për mundësinë e një rimbursimi të pjesshëm ose të plotë.

Ki parasysh: Problemet që nuk mbulohen nga Rregullorja për ngjarjet shqetësuese madhore ose Rregullorja e rimbursimit i nënshtrohen ende Rregullores së anulimit të pritësit. Rimbursimi jashtë rregullores së anulimit është në gjykimin e pritësit.

Komuniko me pritësin e banesës para se të kërkosh rimbursim

Së pari, komunikoji problemet direkt duke i dërguar një mesazh pritësit. Ky hap fillestar shpesh ndihmon për një zgjidhje më të lehtë dhe mirëkuptim të ndërsjellë mes teje dhe pritësit tënd.

Nëse ti dhe pritësi nuk mund të arrini një marrëveshje, do të të jepet mundësia t'i kërkosh ndihmë Airbnb për gjetjen e një zgjidhjeje kur të dërgosh një kërkesë në Qendrën e zgjidhjes së problemeve.

Kërko rimbursim

Kërko rimbursim në desktop

  1. Kliko Qendra e zgjidhjes së problemeve dhe më pas kliko Kërko para
  2. Zgjidh rezervimin dhe kliko Para
  3. Te Zgjidh një arsye, zgjidh arsyen që e përshkruan më mirë situatën e rimbursimit tënd
  4. Ngarko dokumenta nëse dëshiron
  5. Vendos shumën e rimbursimit dhe shto një shënim
  6. Kliko Konfirmo e më pas Kërko


Shënim: Ke deri në 60 ditë kohë pas datës së çregjistrimit të rezervimit për të dërguar një kërkesë te Qendra e zgjidhjes së problemeve.

Rimbursimet për rezervimet e anuluara

Nëse të duhet të anulosh një rezervim, mund të kesh të drejtë rimbursimi. Gjithçka varet nga Rregullorja e anulimit të pritësit dhe momenti i anulimit të rezervimit.

Mund të mësosh se si ta gjesh shumën e rimbursimit para ose pas anulimit të rezervimit. Nëse je gati të anulosh, ja se si ta anulosh rezervimin e banesës. Mund të zbulosh gjithashtu se kur do ta marrësh rimbursimin tënd.

A të erdhi në ndihmë ky artikull?

Artikuj të ngjashëm

Kërko ndihmë për rezervimet, llogarinë e më shumë.
Hyr ose regjistrohu