Shumicës së pritësve nuk u lejohet të tarifojnë kaparet e garancisë, as nëpërmjet Qendrës së zgjidhjes së problemeve, as jashtë platformës së Airbnb. Për të gjetur zgjidhje për dëmtimet ose aksidentet që ndodhin gjatë një qëndrimi, Airbnb ofron mbrojtje nga A-ja te Zh-ja përmes Aircover për pritësit.
Megjithatë, pritësit e zgjedhur të lidhur me softuerin mund të mbledhin një kapar garancie jashtë platformës së Airbnb. Në këto raste kaparet e garancisë lejohen, ato duhet të deklarohen në fushën përkatëse të tarifave në mënyrë që t 'u zbulohet vizitorëve në momentin e pagesës.
Hotelet mund të kërkojnë gjithashtu një kartë krediti ose depozitë me para në dorë në momentin e regjistrimit, për të mbuluar koston e incidenteve si pjesë e procedurave të tyre standarde dhe ajo duhet të deklarohet në përshkrimin e listimit.
Nëse një vizitor, i ftuari i tij ose kafsha e tij shtëpiake shkaktojnë dëme gjatë një rezervimi banese, shërbimi ose përvoje, pritësi mund të kërkojë rimbursim nga vizitori përmes Qendrës së zgjidhjes së problemeve. Nëse Airbnb e shqyrton çështjen dhe përcakton se vizitori është përgjegjës, mënyra e tij e pagimit mund të tarifohet.